back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleLajm i mirë, ambollanta e Skenderajt pajiset me këtë aparaturë (Foto)

Lajm i mirë, ambollanta e Skenderajt pajiset me këtë aparaturë (Foto)

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Sot, në kuadër të Projektit AQH ( Kujdes të Qasshëm e Cilësor ), Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socilale, Osman Veliu , ka pranuar një aparaturë për QKMF-n në Skenderaj – një EKG 12 kanaleshe me gjithë pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e HbA1c, që është një metodë shumë e avansuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar, transmeton drenicapress.info

Hba1c përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit. Osmani theksoi se këto pajisje janë vetëm vazhdimësi e këtij projekti:Ne jemi duke punuar me përkushtim me AQH për të përmbyllur kompletimin e ordinancave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme dhe të një cilësie të lartë. Deri tani janë siguruar 6 ordinanca të MF.

Projekti AQH në Kosovë është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe është duke u implementuar nga Konsorciumi Sëiss TPH dhe Save the Children. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz