back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLajm i keq për duhanpirësit

Lajm i keq për duhanpirësit

Të ngjajshme

Kështu duket Diella, ministrja e parë shqiptare krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi...

Shqipëri: Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin...

Edi Rama shpall qeverinë, disa ministra vazhdojnë punën, disa vijnë të ri – emrat

Kryeministri Edi Rama po shpall publikisht përbërjen e qeverisë...

Rama njofton reformën e Kuvendit: Numri deputetëve të jetë 101

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste...

Në një takim të Këshillit për Kontroll të Duhanit po kërkohet që komunat të përfshihen më shumë në parandalimin e pirjes së duhanit. Muaji shkurt pritet të jetë muaji i dënimeve meritore për shkelësit e ligjit.

Në një kafene të vogël afër rrethrrotullimit në Fushë Kosovë, kamerieri sapo ofrohet t’u shërbejë myshterinjve sjell me vete një tabëll e cila përdoret për mbajtjen e filxhanit të kafesë. Myshterinjtë nxjerrin cigaret nga xhepi dhe sapo tymosin fillojnë t’i shkundin në po atë tabëll që ua ofroi kamerieri. Pastaj ai shpesh gjatë ditës merr në telefon Inspektoratin për t’i kumtuar se klientët nuk po arrin t’i nxjerrë jashtë dhe që nëse ndonjë inspektor do të gjendet aty pranë për t’i parë duhanxhinjtë së paku të shpëtojë pa gjobë pronari i lokalit. Kjo është mënyra që ky kamerier thotë se ka shpëtuar disa herë nga gjobat e inspektorëve kundër duhanit.

“Në linjën telefonike nuk lajmërohet shpesh askush. Por, unë veç e cingëroj për të pasur fakte që kam thirrur në Inspektorat”, thotë kamerieri me kusht që të dhënat e tij dhe të kafenesë ku shërben të mos bëhen publike.

Por, për të parandaluar situata të tilla Këshilli për Kontroll të Duhanit mendon se duhet një përfshirje shumë më e madhe e komunave, që pirja e duhanit të pengohet në këta muaj dimri brenda lokaleve të mbyllura./zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz