back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLajm i mirë për të diplomuarit të papaunë: VV-ja planifikon angazhimin e...

Lajm i mirë për të diplomuarit të papaunë: VV-ja planifikon angazhimin e asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve, thotë Kurti

Të ngjajshme

Franca me kryeministër të ri, paralajmërohen protesta të mëdha

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Emërimi i kryeministrit të ri nxit protesta në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Dyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se...

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Lëvizja Vetëvendosje po planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master, të angazhohen në mësimdhënie dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë, ka thënë lideri i saj, Albin Kurti.

Në bisedë me profesorin e Universitetit të Harvardit, Fernando Reimers, Kurti tha se diskutuan mbi sfidat e arsimit dhe politikat për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimin e notave për klasat fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës.

Kurti tha se ky model i është dhënë si propozim nga Reimers, që sipas këtij të fundit, ka funksionuar për shtetet e ngjashme.

“E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz