Lajm i mirë për studentët e Skenderajt, 50 mijë euro bursa
03
Lexo edheArrestime në Skenderaj për ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’
Komuna e Skenderajt ka shpall sot konkursin publik për ndarjen e bursave për studentë të komunës sonë.
Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka thënë se vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë 100 studentë, përkatësisht 500 euro për student.
“Ky është vetëm një nga veprimet tona drejt përmirësimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për studentët e komunës sonë, në avancimin e tyre profesional.

Lexo edheArrestime në Skenderaj për ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’
Informatat e hollësishme rreth konkursit, janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2019/01/Konkursi-per-bursa.pdf.
Shpërndajeni sa më shumë këtë informatë, në mënyrë që studentët tanë të përfitojnë nga kjo mundësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt.