back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaUncategorizedLajm i mirë për qytetarët, kudo që vëreni ngritje çmimesh, thirrni këtë...

Lajm i mirë për qytetarët, kudo që vëreni ngritje çmimesh, thirrni këtë numër dhe ATK do t’i ndeshkoj bizneset

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Tashmë kur edhe në Kosovë është rritur paniku për shkak të frikës nga koronavirusi, e qytetarët kanë nisur të blejnë ushqime me shumicë, shumë dyqane e markete të mëdha i kanë rritur çmimet.

Zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës, kanë bërë thirrje tek qytetarët të lajmërojnë në numrin 0800 80 800, për të raportuar nëse hasin në rritje çmimesh.

“Tashmë produktet ushqimore dhe barnat në vendin tonë janë më të shtrejtat në rajon. Shumë prej produkteve ushqimore bazike janë më lirë në Gjermani, Austri e në Angli sesa në Kosovë. Shumë familje mezi ia dalin të sigurojnë ushqimet e nevojshme. Nuk ka hapësirë për rritje të mëtutjeshme të çmimeve. Është e papranueshme dhe bizneset që rrisin çmimet duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen. Mos hezitoni të telefoni ATK-në në 0800 80 800”, është statusi që kanë publikuar ministri Besnik Bislimi, Fitore Pacolli nga Vetëvendosja e shumë të tjerë, raporton KOHA.

Dje kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi, hasi në një produkt që ishte rritur nga 35 cent në 90 cent, që i bie është shtrenjtuar 200 për qind.

Dje kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, njoftoi se do të thërrasë mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së ku do të koordinohen me Qeverinë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas shqetësimeve që AKK-ja thotë t’i ketë pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19.

Të Fundit

Sport

ShowBiz