BallinaLajmeLajm i mirë për maturantët, profesori nga Skenderaj ju ofron ushtrime rreth...

Lajm i mirë për maturantët, profesori nga Skenderaj ju ofron ushtrime rreth Testit të Maturës, pa pagesë (FOTO)

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Profesori nga Skenderaj, Fahredin Ademi, duke parë situatën pandemike dhe nevojën për t’i ndihmuar nxënësit maturantë rreth Testit të Maturës, ai ka përgatitur qindra pyetje dhe përgjigje në adresen e tij zyrtare www.fahredinademi.com, ku nxënësit maturantë mund të ushtrohen pa patur nevojë për pagesë, shkruan Drencia Press.

Profesori i shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, Fahredin Ademi, për portalin Drenica Press bëri të ditur se që nga viti 2017 ka filluar të përdorë sistemin e mësimit në distancë, sidomos në teste elektronike dhe inçizime të ligjeratave për t’ju lehtësuar nxënësve mësimnxënien. Por ai shton se kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të vijë situata që mësimi në distancë do të bëhet mënyra e vetme e mësimdhënies.

Te gjithë nxënësit maturantë mund të provojnë testet elektronike që janë dedikuar pyetje dhe përgjigje rreth Testit të Maturës në këtë link:  https://www.fahredinademi.com/teste-elektronike/ 

Në këtë portal të profesorit, Fahredin Ademi, keni edhe ligjerata të inçizuara me video mësimore, bibliotekë digjitale, teste elektronike e shumë materiale tjera të rëndësishme rreth lëndës së gjuhës shqipe. Më poshtë përmes një video mund të merrni informacione shtesë./DRENICA PRESS/

Ndiqni hapat si në videon e dhënë më poshtë për të shikuar përgjigjet e sakta të testit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz