Dega e Kryqit të Kuq në Drenas ka pranuar 141 pako higjienik, donacion nga UNICEF.
“Sot me datën 26.04.2020, Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Drenas pranoj edhe 141 pako higjenike nga UNICEF ku e falenderojmë shumë për donacionin.
Dega e Kryqit të Kuq në Drenas apelon tek familjet nevojtare që mos të dalin nga shtëpitë e tyre, dhe ti respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, andaj rrini në shtëpi.
Ju njoftojmë se pakot higjenike do i shpërndajmë në koordinim me komunën e Drenasit dhe me administratorët e fshatrave.
#rriNshpi Ne vijmë tek Ju!
#stayhome We come to You!”, thuhet në njoftim në facebook. /Drenica Press/