Lajm i mirë: Arrihet marrëveshja mes protestuesve për punë në Trepçë me qeverinë dhe menaxhmentin e ndërmarrjes
BILLI

Lexo edhe“Edhe sot do ta çojë një gotë për ty”, Adelina Thaçi-Meta me dedikim prekës për të atin

154 protestues, të pakënaqur me rezultatin përfundimtar të të pranuarve në ndërmarrjen Trepça kishin filluar një protestë para hyrjes në minerë.
Kjo protestë e tyre zgjati disa muaj, ndërsa protestuesit ishin të vendosur në kërkesat e tyre, duke trokitur nëpër të gjitha institucionet e vendit, shkruan Jepi zë.
Ndërsa sot në ambientet e menaxhemtit të Trepçës, është mbajtuar një takim gjithëpërfshirës, nga qeveria, komuna, kshilli protestues dhe nga ndërmarrja Trepça.

Lexo edhe“Edhe sot do ta çojë një gotë për ty”, Adelina Thaçi-Meta me dedikim prekës për të atin
Pas diskutimeve të zhvilluara në takim, u arrit marrëveshja që të ndërpritet greva e këshillit protestues, dhe të fillojnë procedurat ligjore për kërkesën e tyre, me ç’rast Qeveria e Kosovës do të trajtoj me seriozitet të plotë, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar zv. Ministrin dhe Ministrinë e Ekonomisë për ofrimin e mbështetjes në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të 154 protestuesve.