Match bien bien chiant. Seul truc cool de la soirée: avoir pu échanger quelques mots avec Arber Zeneli
! Il m’a confirmé son retour pour janvier, sa rééducation se passe bien !
#SDRNO
LAJM I MADH: Kjo është data kur pritet të rikthehet Arbër Zeneli
BILLI·

Arbër Zeneli është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Përfaqësuesja e Kosovës.
Pavarësisht rezultateve pozitive, mungesa e sulmuesit nga Mitrovica është vërejtur në fazën sulmuese të ‘Dardanëve’, shkruan Zëri.info.
E njejta mund të thuhet edhe për skuadrën e tij Reims, e cila nuk mund të llogaritë në shërbimet e Zenelit deri në vitin tjetër.
24-vjeçari është lënduar në ndeshjen Mali i Zi – Kosovë në qershor dhe ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Lexo edheE shohim rrallë, kjo është gruaja dhe djali i Vedat Muriqit
Por, një faqe në rrjetin social ‘Twitter’ ka bërë me dije se Zeneli pritet të kthehet në fushat e gjelbërta në janar.
“E vetmja e mirë e mbrëmjes – biseda me Arbër Zenelin. Ai konfirmoi se do të rikthehet në janar, rikuperimi i tij po shkon mirë”, ka shkruar kjo faqe.
Ndryshe, Zeneli në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.















