Lajm i keq: Kroacia vendos të ekstradojë Ballist Morinën në Serbi
BILLI

Lexo edheRRËFIMI I NËNËS SË USHTARIT TË UÇK-SË: SIKUR TË MË LINDTE DJALI PËR SË DYTI

Sipas ‘Balkanweb’ nga një dokument që ka siguruar ‘News 24’ bëhet me dije se Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë, Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.Gjykata ka vendosur ekstradimin e Ballistit në Serbi. Ditë më parë Gjykata e Lartë e Zagrebit vendosi ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd, për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Që Morina të mos ekstradohej në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin. Disa ditë parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhej ekstraduar drejt Beogradit.

Lexo edheRRËFIMI I NËNËS SË USHTARIT TË UÇK-SË: SIKUR TË MË LINDTE DJALI PËR SË DYTI