Ka vdekur babai i dy dëshmorëve, Bajram Hasani.
Më rastin e vdekjes së burrit nga Pokleku i Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Hasani.
Kryetari Lladrovci, ka marr pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të të ndjerit Hasani.
“Me dhimbje, mora pjesë në varrimin e Bajram Hasani në Poklek të Vjetër, babai i dy dëshmorëve. Bajrami dha shumë për këtë vend, dhe sot i bashkohet në amshim dy bijve të tij, të cilët në luftën e fundit ranë dëshmorë për liri të Kosovës”, ka thënë kryetari Lladrovci.