Labinotë Demi në biseda me këtë parti për të kandiduar si deputete
Labinotë Demi Murtezi e cila deklaroi largimin e saj nga Partia e Drejtësisë për shkak të pakënaqsive ndaj këtij subjekti, pjesë e së cilës ishte deri para pak ditësh, e ka konfirmuar për gazetën Express se janë në bisedime me partinë e Pacollit.
Ajo tha se me Aleancën Kosova e Re kanë mundësi rë hapur që të kandidojë si depuetete në zgjedhjet e ardhshme nga lista e tyre.
“Siç jam deklaruar publikisht unë jam distancuar nga organet drejtuese të partisë por jo nga partia. Ndërsa me AKR-ne kemi mundësi të hapur bashkëpunimi bashkë me Amir Ahmetin, si kandidate për deputet në listën e tyre”, u shpreh Labinotë Demi për Express.
AKR ka hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, kurse Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka arritur marrëveshje koalicioni me asnjë parti, të paktën deri më tani.
Lexo edheVjen goditja e parë e Vetëvendosjes ndaj AAK-së, ia merr këtë anëtar të rëndësishëm
PDK përveç me shtatë parti të vogla ajo hyri në koalicion me AAK-në e Nismën. Vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor./GazetaExpress.














