BallinaLajmeLabi i pakënaqur me Pacollin, Vetëvendosja ia hap dyert që t’i bashkohet

Labi i pakënaqur me Pacollin, Vetëvendosja ia hap dyert që t’i bashkohet

Të ngjajshme

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Aleanca Kosova e Re në këtë mandat po përfaqësohet në Kuvend me vetëm Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin. Por, edhe ky i fundit ka paralajmëruar largimin e tij.

Labi ka nisur negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe pritet që të kalojë tek ky subjekt politik.

 

 

Se është i mirëseardhur në parti e ka thënë kandidati për kryetar të Vetëvendosjes në komunën e Ferizajt, Valon Ramadani.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ramadani është shprehur se VV i ka dyert e hapura për ata që kanë për synim rritjen e kësaj partie. Megjithatë, ai ka thënë se ai/ajo që pretendon të jetë në VV, duhet të jetë i pakorruptuar.

“Çdokush që e pranon programin e Vetëvendosjes nën 1, dhe e dyta, nëse është i pakorruptueshëm, ne dyert i kemi të hapur për ta. Labinot Tahirin e kam mik dhe kemi muhabet të jashtëzakonshëm. Kushdo që është në gjendje të kontribuojë në rritjen e Vetëvendosjes, që nesër ajo të jetë ajo që do e udhëheqë vendin, ne jemi të hapur për të gjithë”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Labinot Tahiri dje në media ka shprehur pakënaqësitë e tij në AKR, duke thënë se Behgjet Pacolli nuk merret me deputetët që e kanë mbrojtur deri më sot. Ndërsa, ka thënë ai, në AKR ka persona që marrin vendime pa pasur kompetenca. Kështu, Tahiri ka deklaruar se me Vetëvendosjen ka lidhshmëri në aspektin kombëtarë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz