Laban kërkoi të përjashtohet nga rastet e bllokadës së Kuvendit pas denoncimit të Osmanit, Kushtetuesja refuzoi
dp

Lexo edheKushtetuesja tha se një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë për kryetar/e kuvendi – E tregon arsyen

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e publikuar sot ka njoftuar se gjyqtari serb i kësaj gjykate, Radomir Laban, ka kërkuar përjashtimin e tij nga vendimmarrja në lëndët e parashtruara për bllokadën në Kuvend. Megjithatë, kërkesa e tij ishte refuzuar.
“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.
Kërkesa e Laban u bë dy ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media më 5 gusht njoftoi se ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik për shkak të Labanit, për të cilin tha se paraqet rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.

Lexo edheKushtetuesja tha se një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë për kryetar/e kuvendi – E tregon arsyen
“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare”, kishte thënë ajo.
Pas Osmanit, edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se Laban dyshohet nga autoritetet e sigurisë së Kosovës se është bashkëpunëtor i BIA-s serbe./Express/