La SHBA-në për Shkodrën, kush është mjeku kardiolog që u arrestua pasi i beri ‘gjemen’ spitalit
BILLI

Lexo edheKush janë tre kosovarët e guximshëm që shpëtuan gratë e sulmuara në Gjenevë?!

Një ‘tërmet’ ka shkundur dje Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku u arrestuan një sërë mjekësh dhe infermierë, pasi kishin bërë kërdinë me tendera. Mes mjekëve të arrestuar ëshë edhe kardiologu Luan Dragusha, i cili u bë i njohur një vit më parë, pasi zgjodhi të kthehej nga SHBA për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës.
Por qëllimi i kardiologut duket se ka qenë dashakeqës, pasi ai ka menduar për xhepat e tij dhe jo për qytetarët. Mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg si edhe e pezullimit nga detyra. “Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, mjekët dhe infermierët e arrestuar kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Lexo edheKush janë tre kosovarët e guximshëm që shpëtuan gratë e sulmuara në Gjenevë?!