back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKy është zyrtari i Telekomit që mbeti i plagosur mbrëmë gjatë ndejës...

Ky është zyrtari i Telekomit që mbeti i plagosur mbrëmë gjatë ndejës së fundvitit

Të ngjajshme

Torresss, Barça rikthen epërsinë ndaj Elches

Barcelona ka shënuar golin e dytë ndaj Elches. Ishte spanjolli,...

Heshtje në “Anfield”, Newcastle shënon golin e epërsisë

Newcastle ka shënuar golin e epërsisë ndaj Liverpoolit. Ishte Anthony...

Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas daljes së emrit në dosjen Epstein

Ish-ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqjen...

Yamal “çon” në epërsi Barçën, shënon duke kaluar portierin

Barcelona ka shënuar golin e epërsisë ndaj Elches. Është 18-vjeçari,...

Ndeja e fundvitit e organizuar nga Telekomi i Kosovës ka përfunduar në mënyrën më të keqe.

Pas një fjalosje, zyrtarë të telekomit janë rrahur mes vete dhe është shkrepur edhe me armë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosur ka mbetur zëvendësdrejtori i Departamentit të Logjistikës në Telekomin e Kosovës, Shaban Ramaj.

Ramaj është dërguar në QKUK ku po merr tretman mjekësor.

Në Polici, ai ka deklaruar se është vetë-plagosur.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Për këtë rast, me urdhër të prokurorit, një person është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz