back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKy është vendimi për Azem Sylën

Ky është vendimi për Azem Sylën

Të ngjajshme

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...

Arrestohet 21 vjeçari në Fushë Kosove, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë...

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e udhëtarëve ajrorë

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...

Mergim Lushtaku, Drenica është zemra e Kosovës dhe e PDK së (FOTO)

Në një atmosferë të jashtëzakonshme mobilizimi dhe entuziazmi qytetar,...
- Advertisement -

Ish- komandantit të UÇK- së, Azem Syla i është caktuaë masa e arrrestit shtëpiak, disa javë pasi u lirua nga paraburgimi.

- Advertisement -

Burime kanë bërë të ditur se Gjykata e Apelit ia ka ndërruar masën e sigurisë Azem Sylës. Vendimi  pritet të ekzekutohet shumë shpejt. Azem Syla që po akuzohet për tjetërsim të pronave shoqërore në Rastin “Toka”, u lirua nga paraburgimi më 12 mars.

Lajmin e lirimit të Sylës atëherë e bëri të ditur avokati i tij Besnik Berisha. Syla u lirua nga paraburgimi, pasi EULEX-i hoqi dorë nga gjykimi i tij dhe të tjerëve, duke ua lënë rastin vendorëve, shkruan Kallxo.com

Gjyqtari Beqir Kalludra do ta gjykojë Rastin “Toka”.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz