Ky është vendimi i Qeverisë për aktivitetet sportive
BILLI

Lexo edheMessi: Më pëlqen Rey Manaj, ka teknikë të përsosur

Përveç kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit dhe mbylljes së gastronomisë, Qeveria ka vendosur masa edhe për aktivitetet sportive, shkruan IndeksOnline
Sipas këtij vendimi, aktivitetet sportive do të lejohen, por pa prezencën e publikut dhe gjithmonë duke respektuar protokollin anti-Covid.
“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Lexo edheMessi: Më pëlqen Rey Manaj, ka teknikë të përsosur
Këto masa hyjnë në fuqi nga data 7 prill deri me 18 prill 2021.