Ky është shteti prej të cilit Kosova importon më së shumti karburante
BILLI

Lexo edheEdhe në këtë komunë të Kosovës konfiskohen afro 5 mijë litra vaj pa dokumentacion në markete

Çmimet e naftës dhe të benzinës janë ende të larta për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt.
Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.
Sipas një infografike të publikuar në REL, Kosova importon më së shumti naftë nga Arabia Saudite. Për dy javë, Kosova ka blerë nga ky shtet gati 20 milionë litra derivate.

Lexo edheEdhe në këtë komunë të Kosovës konfiskohen afro 5 mijë litra vaj pa dokumentacion në markete
Shtete tjera prej të cilave vendi e importon naftën janë Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31.5 milionë litra karburante./Express