back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKy është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e...

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në Kroaci.

Mbi 60 persona ishin nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, por me të arritur në Kroaci shumë prej tyre u lënduan derisa 10 të tjerë humbën jetën.

Katër persona janë identifikuar të kenë qenë nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Komuna e Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shepjtim Bulliqi shkroi sot për Sevdail Rrustemi nga fshati Pakashticë e Llapit që humbi jetën në këtë aksident.

Bulliqi shprehu ngushëllime në drejtim të familjes dhe miqve të viktimës, teksa theksoi se si institucion me të gjitha mundësitë do të qëndrojnë pranë familjes në këto momente.

Postimi i plotë:

Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendasit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit.

Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda.

Të Fundit

Sport

ShowBiz