back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKy është serbi që udhëhoqi luftën kundër familjes Jashari, me 5,6 dhe...

Ky është serbi që udhëhoqi luftën kundër familjes Jashari, me 5,6 dhe 7 mars 1998

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Në një dokument të siguruar nga Gazeta “Zëri” (“Sluzbena beleska”) të MUP-it të Serbisë, përshkruhen në detaje veprimet e të ashtuquajturës Njësia për Operacione Speciale e MUP-it të Serbisë, që udhëhiqej nga Milload Ulemek – Legija (në vitin 2003 ai kishte vrarë kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjinxhiq) në luftën e 5, 6 dhe të 7 marsit në Prekaz.

Sipas këtij dokumenti, më 5, më 6 dhe më 7 mars 1998 janë vrarë 66 shqiptarë, dy pjesëtarë të JSO-së dhe janë plagosur 9 pjesëtarë të SAJ-it. Si rrodhi varrimi i Jasharëve?

Fillimi i marsit të këtij viti shënon 22 vjet të luftës së lavdishme të Jasharëve me forcat policore e ushtarake të Serbisë.

Më 5 mars të vitit 1998 mbi 5 mijë policë e ushtarë serbë zbarkuan në lagjen e Jasharëve në Prekaz, për të nisur luftën me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me familjen e tij dhe me Jasharët e tjerë, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas tri ditësh lufte të pabarabartë, me ç’rast Serbia përdori edhe artilerinë e rëndë, ra heroikisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari me 20 anëtarë të familjes së tij, si dhe 36 Jasharë të tjerë, burra, gra e fëmijë. Kishte shpëtuar vetëm vajza e Hamzë Jasharit, Besarta, e cila atëherë ishte 11 vjeçe.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz