BallinaLajmeKy është rrëfimi i Valon Ibërdemajt për vrasjen e Isa Sejdiut në...

Ky është rrëfimi i Valon Ibërdemajt për vrasjen e Isa Sejdiut në AKI

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

“Nuk di gjë, vetëm më janë terru sytë” – Rrëfimi i Valon Ibërdemajt për vrasjen në AKI
Zyrtari i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë (AKI) i dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në ambientet e këtij institucioni, Valon Ibërdemaj, ka rrëfyer para hetuesve policor lidhur me ngjarjen tragjike.

Ai u ka thënë atyre se çdo ditë e ka marrë revolen në punë dhe asnjëherë nuk ishte kontrolluar.

Ndërkaq, një burim i ka thënë Insajderit se i dyshuari, Valon Iberdemaj u ka treguar se vrasjen e ka kryer pas një tallje që i kishte bërë viktima.

“I dyshuari e ka pranuar vrasjen. Ka thënë se viktima i ka lëshuar një fjalë dhe ky në vend ka nxjerr revolën dhe e ka qëlluar. I dyshuari ka thënë se ‘nuk di gjë vetëm më janë terru sytë’”, ka treguar burimi, raporton Insajderi.

I dyshuari ka treguar se ka dy vjet që nuk është ndjerë mirë, prej kohës së degradimit. Ai ka qënë ndër punetorët e parë në AKI. Por pas një fjalosje që kishte pasur me ish-drejtorin e AKI-së Bashkim Smakajn, rreth një parkingu, Ibërdemaj ishte degraduar nga pozita e zyrtarit operativ ne pozitën e sigurimit.

Ky fakt, ka thënë se e kishte munduar shumë. Ka thënë se me viktimën kanë pasur raporte të mira, por se kur i kanë permendur degradimin ai vazhdimisht ishte ndjerë keq. I dyshuari i ka thënë policisë se nuk e di saktë se çfarë e ka shtyre ta kryejë vrasjen

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz