BallinaLajmeKy është qëndrimi i BE-së për murin në Mitrovicë

Ky është qëndrimi i BE-së për murin në Mitrovicë

Të ngjajshme

Maimuna Memon: Pas “Olivier”, heshtja dhe realiteti i industrisë

Vitin e kaluar, Maimuna Memon po përjetonte kulmin e...

Vini i saktë nga penalltia, Reali në epërsi

Reali ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt. Është...

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Autoritetet e Kosovës tashmë kanë thënë se do ta rrëzojnë murin në Veri, por Zyra e BE-së si duket nuk është e kënaqur me këtë. Gjatë një takimi të shefes së BE-së në Kosovë Natalyia Apostolova me Ministrin Shala, zyrtarja evropiane ka thënë se zgjidhja për murin në Veri duhet të funksionojë për të gjithë.

“Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë” thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë:

Zbatimi i ndihmës së BE-së, zhvillimet relevante në veri dhe puna e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës dhe Zbatues ishin temat e takimit mes Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala. Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë.  Ministri Shala njoftoi për emërimin e një Sekretari për Këshillin Mbikëqyrës dhe Zbatues  në ditët në vazhdim. Të dy palët theksuan kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës përmes ndihmës së IPA-së.

Natalyia Apostolova me Ministrin Shala

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz