Ky është polici 47 vjeçar që dyshohet se u vetëvra sot në Prishtinë
dp

Lexo edheMbrojtja e Krasniqit: Aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë, s’do të vonohemi në hapat proceduralë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Express.
Vdekjen e policit 47 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Foto e viktimës:

Lexo edheMbrojtja e Krasniqit: Aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë, s’do të vonohemi në hapat proceduralë

Nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express është deklaruar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
”Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, ka thënë mes tjerash ai. /GazetaExpress