BallinaLajmeKy është personi që zë vendin e Aida Dërgutit

Ky është personi që zë vendin e Aida Dërgutit

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri sot mbajti mbledhjen e radhës të Këshillit, në të cilën mori pjesë edhe sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi.

Pas situatës së re të krijuar në VV dhe sidomos në qendrën e Vushtrrisë, ku kryetarja e VV-së në këtë qytet dha dorëheqje pas ofendimit të bërë ndaj Albin Kurtit, në këtë mbledhje të mbajtur sot është zgjedhur koordinatori i qendrës së VV-së në Vushtrri dhe një grup punues.

Ky grup punues do të luaj rolin e Kryesisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, proces  i cili do të shpallet të dielën në Këshillin e Përgjithshëm dhe pritet të përfundoj në janar ose në shkurt.

Koordinator i Qendrës është zgjedhur veprimtari i shquar Ali Januzi, ndërsa grupi punues ka arritur më votim t’i zgjedh edhe 10 anëtarë të tjerë, ndërsa pozita e 12-të dhe 13-të nuk është plotësuar për shkak se tre persona kanë marrë vota të barabarta, e të cilët në mbledhjen e radhës të Këshillit do të garojnë përsëri.

Veriu.info ka siguruar emrat e anëtarëve të zgjedhur të grupit punues, të cilët i kemi renditur sipas votave të marra në votimin e sotëm:

Kordinator:  Ali Januzi

Anëtarë të Grupit Punues sipas votave:

Besim Muzaqi

Sylejman Meholli

Mehmet Selaci

Mehdi Bejtullahu

Bahrije Ademi

Burim Rexhepi

Eljesa Abazi

Idriz Muli

Ymer Haradinaj

Faton Shabani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz