Ky është personi që vdiq sot në vendin e punës
BILLI
Lexo edheValon Murati reagon pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, kritikon institucionet
Dita e sotme nisi me një lajm të zi pasi që një punëtor humbi jetën në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në lagjen Arbëria, në orët e para të ditës.
Emri i të ndjerit është Milazim Bajraktari. Punëtori që merrej me fasadë ishte nga fshati Kashicë e Istogut.
Indeksonline mëson se i njëjti është aksidentuar edhe më parë nga e njëjta punë duke pësuar lëndime trupore. Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.

Lexo edheValon Murati reagon pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, kritikon institucionet