Ky është personi që mbeti i plagosur këtë pasdite në Prizren

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në rrugën “Liman Shala” në Prizren.
IndeksOnline mëson se personi që ka mbetur i plagosur është Hill Paluca.
Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës,
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se nga informacionet e para është kuptuar se, pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër. Si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edheBE u bën thirrje partive të mos ushtrojnë presion ndaj KGJK-së para mbledhjes për gjyqtarët serbë
Sipas Bytyqit, të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar.
Përveç personit të lënduar, të tjerët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave dhe sigurimit të dëshmive materiale.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti./Indeksonline/














