back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKy është personi i dyshuar i arrestuar për vjedhjen në ‘Veternik’ ku...

Ky është personi i dyshuar i arrestuar për vjedhjen në ‘Veternik’ ku kishte mbetur i vdekur një person (FOTO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen në ‘Veternik’ në nëntor të vitit të kaluar. Në atë vjedhje kishte vdekur, grabitësi, Kujtim Krasniqi  pas një përleshje me pronarin e shtëpisë, Ridvan Beqiri.

Indeksonline përmes burimeve të saja merr vesh që hajni i dytë është Gzim Braholli i cili ka 10 muaj që është në arrati.

Fillimisht ai me 4 shtator ishte arrestuar për një çështje tjetër. Arrestimi i tij u bë në rrugën ‘Shefqet Shkupi’ në Prishtinë.

Së bashku me një tjetër person ai u arrestuar për shkak se kishin detyruar një person të paguaj 93 mijë euro për një pronë.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për ditën e mërkurë.

“Rr. ‘Shefqet Shkupi’, Prishtinë   04.09.2019 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë që të paguajnë 93.000 (nëntëdhjetë e tremijë) € për të shfrytëzuar pa problem pronën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.”.

Grabitja në Veternik kishte ndodhur në natën e 27 nëntorit. Kujtim Krasniqi së bashku me tre grabitës të tjerë kishin bërë plan të grabisnin shtëpinë e Ridvan Beqirit.

Ky i fundit ishte përfshirë në përleshje me grabitësit duke shkëmbyër të shtëna me armë zjarri. Nga këto të shtëna kishte mbetur i vdekur, Kutjim Krasniqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz