back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaShqiptareKy është numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Ky është numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Të ngjajshme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i personave të lënduar si pasojë e tërmeteve është 105, nga të cilët vetëm dhjetë persona janë ende në spital.

Pjesa tjetër pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është larguar për në banesat e tyre.

“Pjesa me e madhe e pacientëve kanë lenë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë..

Lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga rrëzimet apo goditjet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Spitalet janë në gatishmëri të plotë, me staf të përforcuar mjekësor. /sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz