back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKy është numri i personave të testuar në Skenderaj

Ky është numri i personave të testuar në Skenderaj

Të ngjajshme

Alcaraz kampion i US Open

Carlos Alcaraz është shpallur kampion i garës për tenis...

Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve...

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar, se nga 27 mostra të marra sot në këtë komunë nga IKSHPK-ja, është vetëm një rast pozitiv.

“Personi i diagnostifikuar pozitiv me korona virus është rast kontakti i familjes Thaçi dhe është brenda zonës së karantinuar. Personit të infektuar i dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim në familje!”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tre persona janë shëruar nga COVID-19 dhe janë konfirmuar 10 raste të reja me këtë virus.

Në mesin e të infektuarve sipas IKShPK-së, njëri rast është nga fshati Burojë e Skenderajt.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Të dashur qytetarë,
Nga 27 mostra të marra sot në komunën tonë, nga IKSHP, kemi vetëm një rast pozitiv.
Personi i diagnostifikuar pozitiv me korona virus është rast kontakti i familjes Thaçi dhe është brenda zonës së karantinuar.
Personit të infektuar i dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim në familje!
Të dashur bashkëvendas, duke ju falënderuar për durimin tuaj dhe respektimin e vendimeve e këshillave për të qëndruar në shtëpi, ju lutëm shumë vazhdoni kështu për shëndetin tuaj dhe njerëzve që ju rrethojnë.
Jemi bashkë dhe do t’ia dalim!
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz