back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKy është njeriu që shpalli kandidaturën për ta sfiduar Ramiz Lladrovcin

Ky është njeriu që shpalli kandidaturën për ta sfiduar Ramiz Lladrovcin

Të ngjajshme

Drita ndan rrugët me futbollistin ukrainas

Futbollisti i Dritës, Denys Koshtyshyn ka ndarë rrugët me...

KRU-ja me njoftim: Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badoc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbi gjendjen...

BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave

Komisioni Evropian është i gatshëm për heqje graduale të...

Sejdi Hoxha është njeriu që sapo zyrtarizoi kandidaturën për të parin e PDK-së në Drenas.

Hoxha tani po sfidon Ramiz Lladrovcin, ai po kërkon besimin e partisë për të parin e PDK-së në Drenas.

“Ndihem vërtetë krenar dhe i nderuar të kerkoj votën tuaj për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas”, shkruan Hoxha, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar delegatë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas,

Së pari dua të falenderoj secilin që ishte pjesë e procesit zgjedhor dhe demokratik në Degen e PDK-së.

Duke qenë së bashku me ju gjatë tërë procesit zgjedhor, kam parë një garë të ndershme, masive, kulturë të lartë politike dhe entuziazëm të jashtzakonshëm për inkuadrim në strukturat e PDK-së në Drenas.

Do të mbeten të paharrueshme takimet dhe bisedat që kam pasur me juve anetarë dhe simpatizantë të të gjitha nëndegëve.

Tek ju e kam parë besimin e madh që keni në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin Kadri Veseli.

Dëshira, përkushtimi dhe energjia juaj ishte shumë mbresëlënëse. Meqenëse unë kam të njëjten bindje sikurse ju se PDK mund të zhvilloj edhe më shumë jo vetëm komunën tonë por tërë Kosovën është motivi kryesor që më shtyen të kërkoj besimin tuaj për të parin e PDK-së në Drenas. Ndihem vërtetë krenar dhe i nderuar të kerkoj votën tuaj për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas.

Kërkoj përkrahjen tuaj që së bashku të fuqizojmë edhe më shumë strukurat tona partiake në Drenas, bastionin e pamposhtur të PDK-së.

Ju garantoj se këtë pozitë nuk do ta konsideroj përgjegjësi shumë të lartë. Do të punoj me nder dhe sinqeritet, me secilin nga ju, drejt realizimit të projektit të madh zhvillimor Dekada e Re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz