BallinaLajmeKy është kosovari i arrestuar dje nga serbët

Ky është kosovari i arrestuar dje nga serbët

Të ngjajshme

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Trajneri i Barcelonës jep një parashikim për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka komentuar përballjen e...

Një kosovar është arrestuar nga autoritete serbe gjatë ditës së djeshme.

Arrestimi i të njëjtit është konfirmuar për Indeksonline nga këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Liridon Llapashtica.

Llapashtica ka bërë të ditur se personi i arrestuar nga autoritete serbe është Arsim Piraj, por që janë në pritje të informacioneve shtesë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd.

“MPJ konfirmon se Arsim Piraj është arrestuar, dhe jem në pritje të informatave tjera nga Zyra ndërlidhëse në Beograd”, ka thënë Llapashtica.

Duhet përkujtuar që të dielën që shkoi autoritete serbe kishin arrestuar edhe një kosovar tjetër, punëtor të Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Gjoka.

Nuk dihet se cila është arsyeja e ndalimit të Piraj-t, por që lidhur me arrestimet e shpeshta që po bëhen në pikat kufitare me Serbinë ministri Pacolli së fundi i shkroi edhe Përfaqësuese së Lartë të BE-së, Federica Mogherini./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz