BallinaJetëKurioziteteKy është ishull i mëlmesave, rërës së bardhë dhe oqeanit të kaltër...

Ky është ishull i mëlmesave, rërës së bardhë dhe oqeanit të kaltër si qielli

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Historia e pasur, mëlmesat, plazhet më rërë të bardhë dhe oqeani i kaltër si qielli janë karakteristikat e Zanzibarit, një ishull në Tanzani që ndodhet në pjesën lindore të Afrikës, shkruan Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, ky vend është shndërruar në një destinacion të kërkuar turistik, të cilin e vizitojnë kryesisht turistët nga pjesë të ndryshme të botës pasi fillimisht bëjnë safari në Serengeti.

Shpeshherë e quajnë edhe “ishulli i mëlmesave”, nga shkaku i llojeve të ndryshme të cilat kultivohen në këtë ishull.

Që nga kohërat e vjetra, ky vend ka qenë i rëndësishëm për tregtinë.

Stone Town, pjesa e vjetër e tani kryeqytetit Zanzibar City, dikur ka qenë qendra tregtare për fildish dhe mëlmesa.

Zanzibari për një kohë të gjatë ishte shtet i pavarur afrikan, i cili pas bashkimit me Tanganyikan në vitin 1964, mbajti autonominë rajonale.

Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar njërin nga plazhet në këtë arqipelag i cili është vendbanim i rreth një milion banorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz