BallinaLajmeKy është heroi i ditës në Turqi, ja çka ka bërë që...

Ky është heroi i ditës në Turqi, ja çka ka bërë që i ka mahnitur të gjithë

Të ngjajshme

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Gjatë një ceremonie përkujtimore në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, kryetari i bashkisë, İsmail Yıldırım, kërceu në det për ta shpëtuar një zhytëse e cila po rrezikohej nga mbytja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore me rastin e përvjetorit të “Katastrofës së anijes së Uskudarit”, në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, Shoqata e Sporteve Nënujore në Karamursel organizoi zhytje në shenjë përkujtimi, teksa njëra nga anëtaret e shoqatës, Şenay Ertorun, pas një kohe filloi të kërkojë ndihmë.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj, kryetari i Bashkisë së Karamurselit, İsmail Yıldırım, hoqi këpucët dhe xhaketën për të kërcyer në det në ndihmë të zhytëses.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e zhytëses së shpëtuar nga kryetari Yıldırım është e mirë.

Ndërkaq, pjesëmarrësit në ceremoni duartrokitën dhe e përgëzuan kryetarin për këtë vepër.

Ndryshe, më 1 mars të vitit 1958, afro 400 udhëtarë, shumica e të cilëvë ishin nxënës të Lisesë së Izmitit dhe Shkollës së Arteve të Izmitit, humbën jetën si rezultat i fundosjes së “Anijes së Uskudarit” si pasojë e një furtune.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz