BallinaLajmeKy është faktori nr.1 i rrezikut për njerëzit mbi 65 vjeç për...

Ky është faktori nr.1 i rrezikut për njerëzit mbi 65 vjeç për shkak të të cilit simptomat e coronavirusit komplikohen

Të ngjajshme

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Studimi i Universitetit të Nju-Jorkut konstaton që obeziteti është rreziku numër një për arritjen e komplikimeve dhe hospitalizimit për shkak të coronavirusit te njerëzit mbi 65 vjeç, paralajmërojnë hulumtuesit.

Njerëzit obezë të moshuar kanë shanse më të mëdha që të hospitalizohen për shkak të komplikimeve të cilat i shkakton coronavirusi, madje edhe më shumë shanse se pacientët e sëmurë nga kanceri apo me probleme të mushkërive, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Universiteti i Nju-Jorkut ka vëzhguar më shumë se tetë mijë pacientë dhe ka zbuluar që njerëzit mbi moshën 65 vjeç me BMI (indeksi i masës trupore) mbi 30 janë të rrezikuar më së shumti nga vdekja.

Hulumtuesit kanë zbuluar që madje 46 për qind e të gjithë pacientëve të cilët janë shtrirë në spital me coronavirus kanë qenë mbi 65 vjeç.

Shkencëtarët kanë theksuar që mosha përfundimisht është faktori më i madh i rrezikut për t’u hospitalizuar, ndërkaq gjendja shëndetësore e cila më së shpeshti ka qenë e lidhur me seriozitetin e sëmundjes është obeziteti.

Hulumtimi ka konstatuar veçanërisht që pacientët më të rinj se 60 vjeç ka qenë probabiliteti më i madh që do t’u duhet shërimi spitalor apo ventilimi artificial nëse janë obezë. /Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz