Kandidati i AAK-së për Komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka fituar garën për të qenë kryetar i ri i kësaj komune.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, Dreshaj ka përbmysur rezultatin e deritanishëm në Istog, duke deklasuar Haki Rugovën e LDK-së.
Gani Dreshaj, deri sot ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së. Ndërsa me ngarkimin e detyrës si kryetar i Istogut, ligji e parasheh dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.














