BallinaShqiptareKy është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua...

Ky është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua në Shqipëri

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Video e Mihal Kokëdhimës që terrorizoi pushuesit spanjollë duke qëndruar i varur mbi kofanon e një makine, ka bërë tashmë xhiron e botës.

Sigurisht që janë mediat spanjolle ato të cilat i kanë kushtuar më shumë rëndësi. E pikërisht këto media kanë zbuluar edhe kush është familja spanjolle që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eugenio Galdon 69 vjeç, një ndër njerëzit më të pasur të botës. Ai është themelues i “ONO”, kompani spanjolle telekomunikacioni. Kjo kompani u shit në vitin 2015 për 7.2 miliardë euro. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

Sipas gazetës spanjolle ‘Expansión’, pasuria e Galdon përllogaritet 310 milionë Euro për vitin 2019. Aktualisht, Eugenio Galdon është nëndrejtor ekzekutiv i bankës ‘Morgan Stanley’ në Quebec të Kanadasë. Ai është gjithashtu themelues dhe aksioner kryesor i grupit spanjoll ‘Multitel’, kompania në fushën e telekomunikacionit.

Miliarderi spanjoll ndodhej për pushime në Shqipëri së bashku me familjen e tij. Një ditë pas incidentit me Mihal Kokëdhimën, ministri i Turizmit Blendi Klosi takoi personalisht turistët spanjollë dhe u kërkoi falje për episodin e ndodhur.

Ngjarja nisi më 15 Gusht në lokalin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, kur turistët dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë u larguan pasi nuk ishin të kënaqur me shërbimin.

Pronari Mihal Kokëdhima i ndoqi nga pas dhe theu xhamin e furgonit të tyre. Për rreth 5 kilometra, ai qëndroi i varur mbi kofanon e makinës në lëvizje. Pas disa minutash tmerri, Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dhe gjykata e ka lënë në burg. /tvklan.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz