BallinaLajmeKy është aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje

Ky është aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve...

Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër

Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në...

Në 35-vjetorin e rënies, Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe...

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin më të ri në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.

Ata kanë bërë të ditur se pjesë e kësaj partie tashmë do të jetë edhe Sami Hajrullahu, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Kurti së bashku me Arben Vitinë i kanë uruar mirëseardhjen në parti Hajrullahut.

“Sami Hajrullahu ka diplomuar në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të UP-së, aty pastaj ka bërë edhe Master për Psikologji Klinike kurse tani është në procedurë të regjistrimit të PhD-së në Universitetin e Friburgut në Zvicër. Jeton në Prishtinë, punon në Ministrinë e Drejtësisë si zyrtar për rehabilitim dhe reintegrim të njerëzve që kanë rënë në konflikt me ligjin. Është ekspert gjyqësor i psikologjisë pranë Gjykatës themelore në Gjilan. Udhëheq një OJQ e cila merret me mirëqenien psiko-edukative të fëmijëve dhe të rinjve. Me prejardhje është nga Zhegra e Gjilanit, ndërkaq në Zvicër e Gjermani e ka familjen e gjerë”
Postimi i plotë:
Sami Hajrullahu ka diplomuar në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të UP-së, aty pastaj ka bërë edhe Master për Psikologji Klinike kurse tani është në procedurë të regjistrimit të PhD-së në Universitetin e Friburgut në Zvicër. Jeton në Prishtinë, punon në Ministrinë e Drejtësisë si zyrtar për rehabilitim dhe reintegrim të njerëzve që kanë rënë në konflikt me ligjin. Është ekspert gjyqësor i psikologjisë pranë Gjykatës themelore në Gjilan. Udhëheq një OJQ e cila merret me mirëqenien psiko-edukative të fëmijëve dhe të rinjve. Me prejardhje është nga Zhegra e Gjilanit, ndërkaq në Zvicër e Gjermani e ka familjen e gjerë. Me Arben Vitinë i dëshiruam mirëseardhje në VETËVENDOSJE!. Qytetarëve dhe shtetit tonë iu nevojitet një qeveri e Lëvizjes e cila pas zgjedhjeve të reja ka dijen e përvojën, vullnetin dhe guximin për ndryshimet e filluara në pranverën 2020.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz