Ky është 51-vjeçari që u mbyt nga treni sot në Pejë

Në orët e para të mëngjesit, një person ka vdekur si pasojë e goditjes që mori nga treni. Saktësisht rasti ka ndodhur në orën 05:35 minuta, ndërkaq, Express mëson se bëhet fjalë për Sahit Lokaj, i lindur në vitin 1968.
Lokaj me profesion taksist, ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend të ngjarjes, ndërkaq, rastin për Express e kanë konfirmuar nga policia e prokuroria.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur për Gazetën Express se është marrë vendim që makinisti i trenit, i cili po drejtonte trenin në kohën kur vdiq taksisti 50-vjeçar, është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes, bashkë me njësitet tjera relevante policore, për ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar Prokuroria.

Lexo edheArrestohet një person për vjedhje të rëndë në Drenas
Ndërkaq, ka bërë të ditur se për makinistin është marrë vendim për ndalim 48 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Lajmin për vdekjen e Lokajt e kanë bërë të ditur edhe familjarët përmes rrjeteve sociale.
Express sot ka raportuar se rreth orës 05:35 minuta të mëngjesit një person ka vdekur pasi që i njëjti është goditur nga treni. /Express












