Ky është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pas përplasjes me autobus në Prishtinë
BILLI

Lexo edheKush e mundi Ramush Haradinajn në Kamenicë dhe sa vota mori Shpend Ahmeti (Lista e plotë e koalicionit AAK-PSD)

Mësohet se 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksident është Ruzhi Muhamedi.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf” dhe një autobus i tipit Mercedes.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.
Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti rreth orë 18:00 në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:
“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lexo edheKush e mundi Ramush Haradinajn në Kamenicë dhe sa vota mori Shpend Ahmeti (Lista e plotë e koalicionit AAK-PSD)
Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /lajmi/

Lexo edhe: Pamje të frikshme nga aksidenti i djeshëm mes “Golf 2” dhe autobusit urban