Derisa Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos jetë i konstituuar plotësisht dhe ende nuk ka një kryetar të zgjedhur, administrata e institucionit ka nisur procedurat për një tender të ri në vlerë prej 202 mijë eurosh. Kontrata trevjeçare parasheh furnizimin me kafe, pije të ndryshme, ushqim dhe verëra për nevojat e Kuvendit.
Në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos ketë kryetar të zgjedhur dhe institucioni drejtohet nga ushtruesja e detyrës së kryetares, Albulena Haxhiu, administrata e Kuvendit ka nisur një procedurë të re të prokurimit publik për shërbimet e hotelerisë.
Bëhet fjalë për një tender me vlerë të parashikuar prej 202 mijë euro, i cili do të mbulojë nevojat e Kuvendit për 36 muaj, ndërsa operatorët ekonomikë kanë afat deri më 5 gusht 2026 për të dorëzuar ofertat e tyre.
Sipas njoftimit të tenderit, “Fushëveprimi i kontratës përfshin ofrimin e shërbimeve të hotelerisë, përkatësisht shërbime me pije të ftohta, pije të ngrohta dhe ushqim për nevojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ndërsa shërbimet do të ofrohen sipas kërkesave të institucionit gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, shkruan Demokracia.
Pjesa më e madhe e kontratës është dedikuar për pijet e ngrohta.
Për këtë kategori janë planifikuar 111 mijë e 100 euro, ose 55 për qind e gjithë kontratës. Lista përfshin kafe turke, espresso, makiato të vogël dhe të madhe, kapuçino, kafe amerikane, nes-kafe, qumësht me çokollatë (Bambi), si dhe çajra filtër të llojeve të ndryshme. Praktikisht, çdo takim, mbledhje komisioni apo aktivitet zyrtar në Kuvend pritet të furnizohet nga kjo kontratë.

Edhe pijet e ftohta zënë një pjesë të konsiderueshme të tenderit. Për këtë grup janë rezervuar 80 mijë e 800 euro, ose 40 për qind e kontratës.
Në listën e produkteve figurojnë pije në kanaçe si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Bitter Lemon, Tonik, Schweppes dhe çaj i ftohtë, lëngje frutash në ambalazh qelqi me shije pjeshke, molle, portokalli, dredheze, dardhe, ananasi dhe vishnje, si dhe ujë natyral e ujë i gazuar në ambalazh plastik dhe qelqi.
Edhe pse me vlerën më të vogël financiare, grupi i ushqimit përmban një menu të gjatë me afro 30 produkte të ndryshme.

Në të përfshihen supë viçi dhe pule, sallatë shope, sallatë greke, sallatë mikse, sallatë me tuna, tarator, djathë kaçkavall, omëleta me proshutë, djathë apo kërpudha, makarona dhe shpageta bolonjeze, sanduiçë me proshutë, mish pule, tuna dhe vezë, kifle me xhem, eurokrem apo xhizë, pica shtëpiake dhe margarita në madhësi të ndryshme, file pule me garniturë, si dhe verëra vendore e verëra të importit, të cilat gjithashtu janë pjesë e kontratës.
Në dokumentet e tenderit specifikohet se “vlera totale e parashikuar për 36 muaj” është e ndarë në tri grupe: 111,100 euro për pijet e ngrohta, 80,800 euro për pijet e ftohta dhe 10,100 euro për ushqimin.
Një element tjetër i rëndësishëm i kësaj kontrate janë lehtësitë që Kuvendi do t’ia ofrojë operatorit fitues. Sipas dokumentacionit, “Autoriteti Kontraktues i ofron Ofruesit të Shërbimeve këto lehtësira: lirim nga shpenzimet e qirasë, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe shpenzimeve telefonike, si dhe dhënien në shfrytëzim të pajisjeve dhe inventarit për restorant, të cilat janë në pronësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Madje, Kuvendi u kërkon operatorëve ekonomikë që këto përfitime t’i marrin parasysh gjatë përgatitjes së ofertës, duke theksuar se “Operatori ekonomik ofertues duhet t’i marrë parasysh lehtësirat e lartcekura gjatë përgatitjes së ofertës, në mënyrë që çmimet e ofertuara të jenë në përputhje me lehtësirat që ofron Autoriteti Kontraktues.”
Kontrata do të jetë kontratë kornizë me kohëzgjatje prej tre vjetësh dhe furnizimet nuk do të bëhen automatikisht, por vetëm pasi Kuvendi të lëshojë urdhërblerje sipas nevojave. Siç thuhet në njoftim, “Dërgesat do të kryhen VETËM pas dhënies së urdhërblerjes që do të lëshohet nga Autoriteti Kontraktues.”
Kompanitë që synojnë ta fitojnë këtë kontratë, përveç ofertës financiare, duhet të dëshmojnë se nuk kanë borxhe tatimore, nuk kanë detyrime të papaguara ndaj sigurimeve sociale dhe plotësojnë të gjitha kushtet ligjore të përcaktuara në Ligjin për Prokurimin Publik.

- Advertisement -