Kuvendi miraton rezolutën për Forcat e Armatosura (Teksti i plotë i rezolutës)
Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje rezolutës se propozuar nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj për Forcat e Armatosura.
Të gjithë deputetët prezent me 68 vota mbështeten propozimin e Haradinajt për Forcat e Armatosura.
Me poshtë gjeni tekstin e plotë të rezolutës:
Republika e Kosovës
Republika Kosova -Republic of Kosovo
Kuvendi – Skupština – Assembly
Për: Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Nga: Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Parlamentar i AAK-së, Grupi Parlamentar NISMA dhe Grupi Parlamentar 6+.
Lënda: Projekt-rezolutë për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Data: 14.02.2017
Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 52 pika 2 e rregullores së Kuvendit, Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Parlamentar i AAK-së, Grupi Parlamentar NISMA dhe Grupi Parlamentar 6+. Pas debatit të zhvilluar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës në seancën plenare të mbajtur më 14.02.2017, propozon për miratim këtë:
PROJEKT-REZOLUTË
Lexo edheKjo është pasuria e ministres së re të Integrimeve
Për Forcën e Sigurisë së Kosovës
1. Qeveria e Kosovës autorizohet që sa ma parë, të koordinojnë dhe ta procedojë në Kuvend për miratim, strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës;
2. Duke shprehur solemnisht përkushtimin e pa alternativë për integrim në Organizatën e Paktit Veri-Atlantik (NATO), Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë të bashkërendojnë angazhimet për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve operacionale konform mandatit të ri të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Grupi Parlamentar PDK ___________________
Grupi Parlamentar LDK ___________________
Grupi Parlamentar LVV ___________________
Grupi Parlamentar AAK ___________________
Grupi Parlamentar NISMA _________________
Grupi Parlamentar 6+ _____________________














