Kjo është pasuria e ministres së re të Integrimeve
Ministrja e sapo emëruar e Ministrisë së Integrimeve dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj ka të hyra vjetore mbi 60 mijë euro në vit.
Në deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër-Korrupsion, ministrja Ahmetaj ka deklaruar si pasuri të saj banesë në vlerë prej 14 mijë eurosh të përbashkët, lokal trashëgimi nga prindërit po ashtu në vlerë prej 14 mijë eurosh të përbashkët, tokë në vlerë prej 60 mijë eurosh të përbashkët, tokë po ashtu të përbashkët në vlerë prej 20 mijë eurosh, si dhe banesë 32 m2 të fakulteti i Mjekësisë në vlerë prej 32 mijë eurosh.
Si pasuri të luajtshme, ministrja gjatë vitit 2016 sa ishte ambasadore ka deklaruar veturë, prodhim i vitit 2008 në vlerë prej 14 mijë eurosh.
Paga mujore e bashkëshortit të ministres Ahmetaj në Pro Credit Bank arrin shifrën prej 1 mije 300 euro.
Të hyrat vjetore të ministres Ahmetaj, paga nga Ministria e Jashtme kapin shifrën 40 mijë e 800 euro në vit.
Ndërsa të hyrat vjetore të bashkëshortit të saj nga paga në Universitetin e Prishtinës kap shifrën 11 mijë euro, paga në klinikën private që arrin në 5 mijë euro në vit i dhe paga në Qendrën Klinike në Prishtinë që po ashtu kap shifrën 5 mijë euro.

Lexo edheEdhe një konvikt për studentë – pritet të kushtojë 1 milion euro
Kur mblidhen gjitha të hyrat, shuma vjetore që ministrja Ahmetaj bashkë me bashkëshortin e saj mbledhin për një vit kap shifrën 61 mijë euro në vit.
Por, nga deklarimi i saj në këtë agjenci, ministrja e sapo emëruar shihet se ka edhe borxhe. Për blerjen e veturës “Hundai”, ministrja ka marr kredi prej 14 mijë eurosh.
Bashkëshorti i saj ka dy kredi, njërën për blerje të tokës që arrin vlerën prej 25 mijë eurosh dhe tjetrën për ndërtimin e shtëpisë që arrin vlerën 39 mijë euro./ IndekOnline/














