back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKuvendi i Drenasit me vota unanime merr këtë vendim

Kuvendi i Drenasit me vota unanime merr këtë vendim

Të ngjajshme

Motra është margaritar, Teuta dhe Bubulina shkëlqejnë në portretin familjar

Bubulina dhe Teuta Krasniqi kanë bërë një fotosesion, me...

Zemaj i LDK-së: Mitrovica e bashkuar dhe e zhvilluar, ky është zotimi jonë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...
- Advertisement -

Kuvendi Komunal miraton me vota unanime Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022

- Advertisement -

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 10 pika për rend dite, ndërsa me vota unanime nga të pranishmit është votuar Rregullorja Komunale për Transparencë si dhe Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues nga KDI-ja.

Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve.

Fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 22.05.2019

Propozim Rregullorja Komuna për Transparencë është votuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit që ishin pjesëmarrës ne mbledhje.

Pas diskutimeve për pikat, 3, 4, 5 dhe 6 të propozim vendimeve për financimin e projekteve të KH “Drenica, KF “Feronikeli” KF “Drenasi” dhe projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, kanë kaluar me shumicë votash.

Po ashtu ne këtë mbledhje pas diskutimeve me shumicë votash ka kaluar edhe Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.

Drejtori për Buxhet e Financa, Shyqiri Bublaku, ka paraqitur para të pranishmëve grantet e fituara të Komunës së Drenasit gjatë vitit 2018.

Po ashtu është votuar edhe propozim vendimi për ndryshimin e Komitetit për Komunitete.

Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm si dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz