BallinaLajmeKuvendi fillon monitorimin e Ligjit për Digjitalizim

Kuvendi fillon monitorimin e Ligjit për Digjitalizim

Të ngjajshme

Nxehet Fjolla Morina, shfaqet provokuese në Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina vazhdon të jetë...

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare themeluesi historik i Lega-s, Umberto Bossi

Umberto Bossi, themeluesi historik i Lega-s, ka ndërruar jetë...

Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike

Këshilli i Madh i Gjenevës ka miratuar një ligj...

Elineli dhe Ya Nina publikon këngën “S’jem pa”

Dy artistët e njohur, Elineli dhe Ya Nina kanë...

Pas gati dy vjet miratimi, të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do të nisë të monitorojë ligjin për Digjitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore.

Raif Qela tha se pavarësisht që ligji ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk është monitoruar edhe për shkak të kostos financiare, e cila i ka krijuar probleme.

Kuvendi do të mbështesë digjitalizimin e Televizionit Publik, por do t’u ofrojë ndihmë edhe familjeve në nevojë, duke iu ofruar pajisje falas për televizionet e tyre të vjetra. Sidoqoftë, shtetet e rajonit kanë përfituar nga BE-ja dhe kreu i Komisionit Parlamentar për Digjitalizimin tha se nëse qeveria nuk do të aplikojë për këto fonde, mund ta bëjnë vetë si komision.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar strategjinë për digjitalizimin, pavarësisht që kishte premtuar edhe mbështetje financiare.

Kreu i KPM-së, Adnan Merovci, thotë se kjo nuk paraqet problem, pasi procesi është komercializuar.

Gjithsesi, derisa të rregullohet çështja e frekuencave, nuk do të ndërpritet sistemi analog i transmetimit.

Kohavisioni dhe Radio Televizioni 21 paraprakisht kanë testuar sistemin digjital, por nga e marta në ora 7 të mëngjesit, KTV-ja ka ndërprerë këtë sinjal, duke ndjekur rregullat e KPM-së. Një gjë të tillë e ka bërë javën e kaluar edhe RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz