back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKushtetuesja pezulloi vendimet dhe veprimet e deputetëve për 12 ditë në bazë...

Kushtetuesja pezulloi vendimet dhe veprimet e deputetëve për 12 ditë në bazë të rasteve që i dërguan PDK dhe LDK

Të ngjajshme

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron t’i përmbahet planit...

14 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, nesër një mori aktivitetesh

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin...

IHMK: Edhe nesër priten temperatura ekstreme – maksimalja 40 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Nga 27 korriku e deri në 8 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim.

Kërkesa është parashtruar nga 24 deputetë, të PDK-së dhe LDK-së, duke i mbledhur rastet që kanë ndodhur në Kuvend gjatë kësaj periudhe.

Gjykata vendosi një afat, si masë e përkohshme pasi afati 30 ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese më parë kalon.

Kështu Gjykata Kushtetuese ka vendosur që:

I. TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;

II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

V. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025.

- Advertisement -

Të Fundit