BallinaLajmeKush po kujdeset për fëmijët e Iran Badallit, i dyshuar për vdekjen...

Kush po kujdeset për fëmijët e Iran Badallit, i dyshuar për vdekjen e policit në Zhur?

Të ngjajshme

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

E djegur dhe e shkatërruar plotësisht. Këtë pamje, ka shtëpia e Iran Badallit, ku natën e 28 janarit, shpërtheu një sasi eksplozivi, që la të vdekur një polic të Kosovës.

Në oborrin e saj, kanë mbetur lodrat dhe rrobat e dy fëmijëve, që po atë natë, në mungesë të nënës i kërkuan Policisë së Kosovës ndihmë.

Nga Policia e Kosovës, kanë treguar se ku gjenden për momentin fëmijët e të dyshuarit.

Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës janë ende në fazën e hetimit për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Thirrja që Policia e Kosovës kishin marrë nga fëmijët e të dyshuarit, i solli shpejtë në Zhur.

Por, fatkeqësisht, aksioni nuk përfundoi siç pritej.Nga, i njëjti vdiq një polic, u plagosën dy të tjerë, ndërsa edhe njëri  fëmijë i  të dyshuarit që gjendej në katin e parë të shtëpisë, mbeti i lënduar.

Tutje bëhet e ditur se fëmijët e Iran Badallit, kanë mbetur nën përkujdesje të Qendrës Sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz