BallinaLajme“Kush i vrau këta tre njerëz pas luftës?” Deputeti i LDK’së pyet...

“Kush i vrau këta tre njerëz pas luftës?” Deputeti i LDK’së pyet Haradinajn e Thaçin

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, pas homazheve që dy liderët e lartë të shtetit i bënë sot në Koshare të Gjakovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli ka thënë se Haradinaj e Thaçi duhet të tregojnë se kush i vrau ish-ministrin në ekzil të Kosovës, Ahmet Krasniqin, dhe dy aktivistët e LDK-së, Tahir Zemajn e Smajl Hajdajrajn.

“Disa lider si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lotë e pasi u ngopen mish ,paskan bë thirrje heroike per luftë te re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë per ju Hashim e Ramush, para se me nis luftë: A thua a dini dicka kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj?”, ka shkruar ai.

“Ju para se me bë homazhe aty, do i kishit nderu Luften e Koshares nëse tregoni kush i vrau këta heronj”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz