BallinaLajmeKush është Tomor Çela – si ishte shpërblyer me tender gjysmë milioni...

Kush është Tomor Çela – si ishte shpërblyer me tender gjysmë milioni euro për ta mbrojtur demarkacionin?

Të ngjajshme

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Osmani e Abdixhiku takojnë banorët e Lagjes së Spitalit

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me...

Muriqi nuk lë gjurmë, Mallorca rrezikon seriozisht rënien nga La Liga

Mallorca ka bërë një hap prapa në garën për...

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

Para më shumë se një viti, Gazeta Express kishte raportuar për lidhjet e dyshimta të profesorit e ish-zëdhënësit të komisionit paraprak për Demarkacion, Tomor Çela me Zyrën e Kryeministrit Mustafa.

Raportohej që kompania e tij ishte shpërblyer me një tender prej afro gjysmë milionë euro nga një agjenci që vepronte nën zyrën e Kryeministrit Isa Mustafa.

Lidhur me këtë tender, shqetësime kishte ngritur edhe Auditori i Përgjitshëm.

Tomor Çela, sikur sonte që mbrojti versionin e demarkacionit të komisionit që udhëhiqej nga Murat Meha, edhe atëherë e mbrojti të njëjtin – për çka dyshohej se këtë po e bën pasi që ishte shpërblyer me tenderin prej gjysmë milioni eurosh.

“Tenderi i fituar nga kompania “Data GISConsulting” e regjistruar në vitin 2011 në emrin e Tomor Çelës u shpërblye nga ASK’ja e Zyrës së Kryeministrit Mustafa me tenderin “Intervistimi dhe grumbullimi i të dhënave statistikore në terren”. Për këtë tender dyshime ka shprehur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), duke konstatuar se ASK kishte nënshkruar kontratë kornizë për tre vite në vlerë 497,168€, pa dërguar letër për shpjegim te përfituesi i kontratës “Intervistimi dhe grumbullimi i të dhënave statistikore në teren” edhe pse kishte një artikull më çmim jo-normalisht të ulët dhe mjaft të rëndësishëm””, shkruante gazeta, raporton Periskopi.

Çela ishte sonte musafir në Klan Kosova, ku foli për raportin që komisioni i Bulliqit e prezantoi para Qeverisë.

Ai raportin e vlerësoi të gabuar, duke nënçmuar nivelin profesional të Bulliqit, Florim Isufit, Zejnullah Grudës, e të tjerëve anëtarë të komisionit.

Komisioni prezantoi të gjeturat që precizojnë se me versionin e demarkacionit të komisionit paraprak, Kosova humb territor, duke sjell njëherit edhe dëshmi të shumta mbi këto pretendime. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz