Lorik Cana është futbollist shqiptar që ka lënë gjurmë në historinë tonë.
Cana, futbollist i njohur në mbarë botën por patriot i madh.
Ai, ka treguar çdo herë se nga i ka rrënjët e tij dhe se është shumë krenar me këtë, shkruan GazetaBlic.
Lorik Cana, kohën më të madhe po e kalon në Shqipëri bashkë me të bashkëshorten Monikën dhe djalin e tyre.
Loriku ka një rreth shoqëror shumë të gjerë.
Por, ai ka vendosur të publikojë një fotografi duke treguar se kush është miku që e ka ai më së shumti për zemër.
Kur e mendojmë fotografinë, mund të na shkojë në mend se është ndonjë futbollist, apo ndonjë fytyrë tjetër publike, por se futbollisti ka postuar një fotografi me një hoxhë, duket paksa e çuditshme pasi të rralla janë fytyrat publike te ne, në Shqipëri-Kosovë që janë përkrahës të fesë dhe e praktikojnë atë.
Loriku ka publikuar një foto më Hoxhën Elvis Naçi duke e cilësuar atë si mikun e tij. /GazetaBlic/

